Showbiz

Loredana pranon se janë marrë para nga çifti zviceran por mohon se është e involvuar

Loredana Zefi, e cila mbrëmë ka mbërritur në Kosovë nga Zvicra, po mbanë konferencë për media.

Ajo ka marrë si avokat të saj nga Kosova, Tomë Gashin.

Ajo tha se nga çifti zviceran janë marrë para, por me vullnet, pa dhunë dhe pa kërcënime.

“Por në këtë rast, unë nuk kam qenë e involvuar. Kanë qenë disa familjarë të mi”, është shprehur ajo. Por megjithatë, ka thënë se do të hiqte dorë nga gjithçka për të mbrojtur familjen e saj.

“Nuk e di për sa para bëhet fjalë, këtë e mora vesh nga mediat”, tha tutje.

Ajo tregoi se ka dhënë deklaratë edhe për policinë zvicerane e më pas, ka vazhduar jetën normalisht.

Gjithashtu ka treguar se në Kosovë, ka ardhur për të xhiruar videoklipin e ri.