Showbiz

Lady Gaga me striptiz në qilimin e kuq të Meg Gala

Descriptive Text

Madje 16 minuta zgjati pozimi i këngëtares amerikane Lady Gaga (33) në qilim të kuq ndërsa pesë përcjellës e asistuan në shown e modës të cilin e organizoi për adhuruesit në Met Galan e mbrëmshme.

Përveç si këngëtare, Gaga në Met Galan e sivjetme u shfaq edhe si nikoqire dhe udhëheqëse, së bashku me disenjatorin Alessandro Michele (47), këngëtarin Harry Styles (25) dhe tenisten Serena Williams (37). Tema e Met Galas së sivjetme ishte “Camp: Notes on Fashion”.

Para Muzeut Metropolitan të Artit në New York, ajo mbërriti e veshur në fustanin luksoz me ngjyrë rozë skajet e të cilit i mbanin ndihmësit, në mënyrë që era ta ngrinte pjesën e poshtme të fustanit në mënyrë 'të duhur'.

Image

Gaga e kishte veshur kreacionin e disenjatorit amerikan Brandon Maxwell (34) dhe përbëhej nga katër pjesë.

Image

Nën fustanin e bukur ajo e kishte veshur një fustan të zi të ngushtë, i cili e ndiqte linjën e saj të hollë dhe e theksonte dekoltenë e bujshme. Dhe pastaj këngëtares papritmas iu afrua njëri prej asistentëve të saj të modës dhe ia zbërtheu fustanin ndërsa adhuruesit po çirreshin. Këngëtarja duke qeshur i përshëndeti dhe vazhdoi me pikën e modës dhe së shpejti 'ra' edhe fustani i zi nën të cilin e mbante kreacionin ngjyrë rozë. Ajo priste me durim që t’ia rregullonin supet, dhe pasi eci në shfaqjen e tretë të modës –u zhvesh përsëri, shkruan KOHA Ditore.

Jelekët, brekët dhe çorapet megjithatë e shkaktuan transin më të madh në mesin e turmës, ndërsa kur Gaga ra në gjunjë dhe para të gjithëve filloi të zvarritej brohoritjet e adhuruesve nuk kishin të ndalur. Prapa saj ajo e tërhiqte një karrocë në të cilën ishin shishet e pijeve, dhe kutitë nga të cilat muzikantja i mori stolitë me të cilat “u stolis”.

Qerpikët ajo i zgjati deri në gjysmën e fytyrës dhe i zbukuroi me ngjyra dhe xhingla, ndërsa me kombinimin e saj të veshjeve edhe një herë e dëshmoi se ka shije të vërtetë.

“Ti je mbretëresha e modës. Askush nuk mund ta bëjë këtë si ti. Thjesht shkëlqen dhe të adhuroj”, – komentuan adhuruesit në rrjetet sociale.