Showbiz

Kendall Jenner, një mrekulli për Vogue India

Kendall Jenner është mjaft e kërkuar në industrinë e modës për të qenë në kopertinat e revistave më prestigjioze botërore.

Tani rikthehet në kopertinën e Vogue India, duke pozuar në një sërë fotosh në Pallatin e bukur Samode, në Jaipur.

Vogue India ka 10-vjetorin këtë vjeshtë, dhe Mario Testino ka zgjedhur Kendall për kopertinën e majit, transmeton TCH.

Modelja 21-vjeçare ka bërë foto perfekte, ku duket mjaft elegante me një fund të gjatë të stilit gotik, dhe një bluzë dantelle.

Ndërkaq, Mario Testino për të festuar përvjetorin e Vogue India ka vendosur të shesë një numër të limituar për bamirësi, për të mbështetur një shoqatë vendase, Girl Rising India.

{gallery}