Showbiz

E dashura e re e Deppit, valltarja ruse 32 vjet më e re

Aktori i njohur Johny Depp, i cili së fundmi ka probleme me divorcin nga ish-gruaja e tij, aktorja Amber Heard, tani ka një dashnore të re, valltaren ruse Polina Glen, 23-vjeçe, shkruan “Daily Mail”.

Glen që dy vjet jeton në Los Anxhelos, por me Deppin, 55-vjeç, është njohur vitin e kaluar në një aheng.

Mediumi britanik shkruan se, sipas një burimi, lidhja e tyre është aq serioze për valltaren e re që të shpërngulet në rezidencën e aktorit në Los Anxhelos.

Gjithashtu, Depp kërkon nga të gjithë mysafirët që e vizitojnë që të nënshkruajnë marrëveshje për fshehtësi, në mënyrë që ky lajm mos të dalë në publik./ksp

Image