Showbiz

Marka e njohur përdor qeleshen shqiptare në koleksionin e fundit të veshjeve

Descriptive Text

Simbolet tona kombëtare jo pak herë kanë tërhequr vëmendjen të huajve.

Shqiponja dy krenare, përkrenarja dhe qeleshja janë simbolet të cilat janë përdorur shpesh nga të huajt dhe kanë ngjallur kureshtje për të zbuluar prejardhjen e tyre.

Një markë e njohur duket se është frymëzuar sërish nga një simbol shqiptar.

Bëhet fjalë për brendin e njohur amerikan të veshjeve, “Marc Jacobs”. Në rrjetet e tyre sociale ata kanë postuar një foto ku shfaqet një burrë, i cili në kokë mban një qeleshe të bardhë.

Mesa duket ata kanë vendosur që këtë detaj ta përfshijnë në koleksionin e tyre më të fundit të veshjeve.

Qeleshet të njohura dhe si plisat, janë një detaj shumë i përhapur i veshjeve tona tradicionale që përdoren zakonisht në veshjet e burrave.

Mesa duket, tani do të jenë pjesë e koleksioneve më të famshme të modës!./dita