Showbiz

Albërie Hadërgjonaj: Intervistë me mua, vetëm me pagesë

Descriptive Text

Këngëtarja shqiptare nga Kosova Albërie Hadërgjonaj, në spektaklin “Dance With Me”, ka dhënë një deklaratë të fuqishme.

Mes tjerash, kur po vlerësonte një prej pjesëmarrësve në spektakël, ajo ka thënë se tani e tutje nuk do të intervistohet pa pagesë, transmeton Koha Jonë.

“Tani e tutje të gjithë gazetarët që kanë interes të bëjnë intervistë me mua do të duhet të paguajnë. Dhe mendoj se si unë duhet të veprojnë të gjithë këngëtarët tjerë, që ta vlerësojnë veten më shumë”, ka thënë Hadërgjonaj, në këtë emision që është pjesë e jurisë.

Hadërgjonaj është këngëtare prej shumë vitesh dhe duket se është indinjuar pak me marrëdhënien e saj me mediat.