Showbiz

Beyonce befason fansat duke lansuar albumin e ri

Beyonce ka befasuar tifozët e saj duke lëshuar një album në dokumentarin e saj "Homecoming" në Netflix.

Superylli 37-vjeçar lansoi "Homecoming: Live Album" sot në dokumentarin që eksploron shfaqjet e saj në Festivalin e Muzikës dhe Arteve në Luginën e Coachella 2018, transmeton KosovaPress.

Albumi përmban 40 këngë duke përfshirë "Single Ladies" dhe "Crazy in Love". Ka gjithashtu një version special të "Lift Every Voice and Sing" nga vajza e saj më e vjetër, Blue Ivy.

Beyoncé kishte befasuar tifozët edhe më herët kur ajo papritmas lansoi albumin e pestë "Beyoncé", në vitin 2013.