Showbiz

Camila Cabello me rol kryesor në ribërjen e Hirushes

Pop ylli Camila Cabello do ta bëjë debutimin e saj të madh filmik në ribërjen e Hirushes.

Ylli i hitit “Havana” (22) është caktuar që ta sjellë princeshën përrallore në filmin e ri, të bazuar në një ide origjinale nga komediani britanik dhe prezantuesi i emisionit amerikan të mbrëmjes, James Corden.

Skenaristja e “Pitch Perfect”, Kay Cannon, do ta shkruajë skenarin për projektin dhe gjithashtu do ta marrë përgjegjësinë e regjisë për filmin, pasi që e bëri debutimin e saj regjisorial me komedinë e vitit 2018, “Blockers”.

Detajet rreth ngjarjes janë mbajtur nën fshehtësi, por Corden do të shërbejë si bashkë-producent në filmin e Sony Pictures, sipas Deadline.

Ribërja e Hirushes (Cinderella) thuhet se është përshpejtuar për produksion, megjithëse data e shfaqjes ende nuk është caktuar.

Cabello, e cila pritet të kontribuojë edhe në kolonën zanore të filmit, u shfaq për ta konfirmuar lajmin e madh të angazhimit të saj në një postim në mediat sociale, thjesht duke e postuar një screenshot të Hirushes nga filmi i animuar i vitit 1950 nga Disney.

Fansat shumë shpejt e ndanë entuziazmin e tyre për projektin, por fotoja u hoq më pak se një orë pas postimit. Ajo nuk e ka shpjeguar arsyen për tweetimin dhe fshirjen e fotos, shkruan KOHA Ditore.

Cabello, e cila fillimisht u bë e famshme si anëtare e bendit Fifth Harmony në reality shown amerikan “X Factor” në vitin 2012, e bëri më parë debutimin e saj si aktore në episodet e serisë televizive të zhanrit aventurë “King of the Golden Sun” vitin e kaluar, ndërsa gjithashtu ia huazoi zërin një karakteri në serinë e shkurtër të animuar “Barbie: Life in the Dreamhouse” në vitin 2015.