Showbiz

Rita Ora sonte arrin në Prishtinë

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, sonte do të vijë në Prishtinë.

Ajo vjen për disa aksione humanitare me qëllim që të ndihmojë gratë në Kosovë, raporton Koha.net.

Ora kishte bërë të ditur pak kohë më parë për bashkëpunimin me brendin e modës “Escada” me të cilin bashkëpunim ka për qëllim të ndihmojë gratë viktima të luftës në Kosovë.

Brendi 41-vjeçar do të dhurojë 15 euro nga secila çantë të shitur nga bashkëpunimi me Orën.

Akoma nuk dihet sa do të qëndrojë Rita në Kosovë dhe cilat do të jenë aktivitetet e saj.