Showbiz

Ermali, së shpejti me dy projekte të reja – një solo dhe një duet me Kaos

Këngëtari i njohur kosovar, Ermal Fejzullahu, ishte mysafir në emisionin “Një Kafe me Labin” të KTV-së.

Përveç tjerash, ai në emision ka zbuluar se së shpejti do të sjellë dy projekte, njërën solo e tjetrën duet.

Gjithashtu, Ermali zbuloi se duetin do ta bëjë me reperët e grupit Kaos, me të cilët ka pasur bashkëpunime të suksesshme edhe më herët, transmeton Koha.net. Ai thotë se projektin e ka punuar në studion e Çekiçit dhe BigBangut.

Dueti pritet që të realizohet shumë shpejt dhe të lansohet për publikun.