Showbiz

Zbulohet data e lansimit të këngës së re të motrave Istrefi

Këngëtarja nga Kosova tashmë me renome botërore, Era Istrefi, qe një kohë ka paralajmëruar se do të sjellë një këngë të re në bashkëpunim me motrën e saj, po ashtu këngëtare e njohur, Nora Istrefi.

Përmes një postimi në Instagram, Era ka zbuluar datën e lansimit të këngës së re, transmeton Koha.net.

Kënga e re, e cila titullohet “Nuk e di”, do të lansohet më 19 prill.

“Nuk e di 19 Prill!!! A jeni gati???”, ka shkruar Era në postim.

View this post on Instagram

Nuk e di 19 Prill!!!!! A jeni gati?????

A post shared by Era Istrefi (@eraistrefi) on