Showbiz

Nisin xhirimet për filmin e ri të James Bond

Descriptive Text

​Xhirimet për filmin më të ri me agjentin e famshëm 007 kanë nisur në Norvegji.

Fotoja e një skenë e “Bond 25” që është filmuar në një zonë në veri të Oslos, është shpërndarë në të gjitha mediat, transmeton kp.

Aty shihet një person i maskuar e i armatosur që vihet në ndjekje të një vajze, ndërsa ajo mundohet të largohet në mes të akullit dhe borës.

Temperaturat në rritje në Norvegji kanë detyruar produksionin që të përdorë edhe borë artificiale.

Kjo është skena e parë e James Bond pas katër vjetësh pas një periudhe me shumë probleme dhe me pasiguri nëse do të kishte një tjetër filmi të James Bond.