Showbiz

Ed Sheeran thotë se dikur qante kur ngacmohej për ngjyrën e flokëve

Sot është një nga këngëtarët më të suksesshëm britanik, por rrugëtimi i Ed Sheeran nuk ka qenë aspak i lehtë.

Si djalë i vogël, ai kishte rënë pre e bullizmit dhe ngacmohej për ngjyrën e tij të flokëve dhe syzet që mbante.

Sheeran në një intervistë për “Love Music Hate Racism” e pranoi se shpesh edhe kishte qarë për shkak të ngacmimeve, raporton KP.

Mirëpo, ai deklaroi se “të jesh ndryshe dhe i çuditshëm” ndonjëherë është një gjë pozitive pasi të motivon të arrish suksese në jetë.