Showbiz

Hysaj, ndër pretendentët për ta fituar “The Voice 6”

Katër këngëtarë nga Kosova kanë arritur në fazën finale të edicionit të gjashtë të spektaklit të njohur “The Voice of Albania”.

Se kush prej tyre po konsiderohet të triumfojë në këtë garë ku përballën zërat më të mirë në skenë, mund ta lexoni në artikullin e përgatitur nga Express i KTV-së.

Me zërin dhe paraqitjen e tij në spektaklin e njohur të “The Voice of Albania”, ai tashmë ka fituar zemrën e publikut. 28-vjeçari nga Ferizaj, Shpend Hysaj, del të jetë ndër konkurrentët më të pëlqyer dhe më të ndjekur nga fansat e edicionit të gjashtë të këtij talent shout. Ai është pjesë e skuadrës, e cila drejtohet nga pop-këngëtari Alban Skenderaj.

Në këtë garë, e cila ka hyrë në fazën finale, kanë mbetur vetëm dhjetë artistë të rinj, të cilët do t’i kalojnë edhe disa sfida interpretuese deri në natën finale.

Përpos Hysajt, janë edhe tre interpretues të tjerë nga Kosova.

Lis Asllanaj dhe Laureta Hasani, nga skuadra e këngëtares Rona Nishliu, dhe Medina Salihu nga ajo e Xuxit, po bëjnë përpjekje të jenë fitues të kësaj gare.

Emri i fituesit do të bëhet e ditur në finalen, e cila pritet të mbahet në fillim të muajit qershor.