Showbiz

Kanye West kërkon bashkëpunim me këngëtaren shqiptare

Kanye West ka qenë në qendër të vëmendjes jo vetëm për jetën e tij personale por edhe për muzikën që ai bën.

Së fundmi reperi ka shprehur dëshirën që të bëjë një bashkëpunim me këngëtaren shqiptare Dua Lipa.

Ai dëshiron që Dua Lipa të jetë pjesë e albumit të tij “Yandhi”, pasi kur ka dëgjuar këngët e saj Kanye është mahnitur nga zëri i saj dhe kërkon ta përfshijë atë në projektin e ri, transmeton Blitz.al.

Disa burime pranë këngëtarit kanë treguar: “Kanye është shumë i impresionuar me zërin e Duas dhe ai e di se ajo është shumë e kërkuar në industri tani. Ajo tashmë ka bashkuar me Calvin Harris dhe ai e pa sesa shumë eci ajo këngë. Ai ka disa këngë që mendon se Dua do të ishte e përkryer për t’i performuar me të dhe mezi po pret që ta bëjë atë pjesë të albumit të ardhshëm ‘Yandhi’.”