Showbiz

Afrojack dhe David Guetta sjellin këngë të re

DJ francez David Guetta, i cili ka bashkëpunime të shumta me yje të ndryshëm amerikan, këtë herë ka sjellë një videoklip të ri me DJ Afrojack dhe këngëtarin Ester Dean që e kanë quajtur “Another Life”.

Ester Dean në anën tjetër ka bashkëpunime edhe me Snoop Dogg e Chris Brown, përcjell Koha.net.

Kënga “Another Life” është plasuar gjatë ditës së sotme, megjithatë besohet se Afrojack e ka performuar qysh nga muaji maj i vitit të kaluar në festivalet e tij.