Showbiz

Astrofizikani Neil deGrasse Tyson kthehet në TV

Descriptive Text

Astrofizikani Neil deGrasse Tyson do të kthehet në TV në dy emisionet televizive, të cilat ishin vënë në pritje pas një hetimi të sjelljes së keqe seksuale.

National Geographic Channel tha në një deklaratë ditë më parë se emisioni “StarTalk” i Tyson do të kthehet në transmetim në prill me 13 episodet që mbeten për t’u transmetuar në sezon.

Në deklaratë thuhet se seriali tjetër i Tyson, “Cosmos”, do të kthehet në National Geographic TV dhe Fox në një datë që do të përcaktohet ndërkohë, shkruan KOHA Ditore.

Në fund të nëntorit të kaluar National Geographic Networks dhe Fox thanë se do t’i shqyrtonin raportet se Tyson u soll në mënyrë të papërshtatshme seksualisht ndaj dy femrave. Deklarata e re nuk i adresoi ankesat apo hetimet.

Tyson tha në dhjetor se i mohonte akuzat dhe e mirëpriste hetimin.