Showbiz

Depp: Viktima e vërtetë jam unë, jo Amber

Descriptive Text

Pasi denoncoi ish-bashkëshorten Amber Heard dhe kërkon prej saj 50 milionë dollarë dëmshpërblim, Johnny Depp kalon tek ‘provat djegëse’.

Nëse në rrjet janë shfaqur foto të aktorit me një sy të nxirë dhe ndërkohë është depozituar dosja me 40 faqe në Gjykatën e Virginias, atëherë ish-bashkëshortja e tij do ‘gozhdohej’ keqas nga faktet.

Në dokumente citohen dëshmitarë, të cilët do e shkarkonin aktorin Depp nga akuzat, pasi objektivi i vetëm i Heardit, që e ka akuzuar për dhunë, është promovimi i filmave të saj.

Sipas Deppit, Heard ka sajuar gjithçka për të shtuar famën e saj dhe për t’u rritur në karrierë.

Pra, të gjitha janë një ‘gënjeshtër e madhe’, të cilat aktorja i ka programuar me detaje për të promovuar daljen e një filmi, në të cilin ajo është protagoniste për herë të parë në karrierën e saj.

Jo vetëm kaq. Deppi këmbëngul se është tradhëtuar nga Heard dhe kjo e fundit ka patur një histori me biznesmenin miliarder Elon Musk, gjatë martesës së saj me Deppin.

E si të mos mjaftonte, betohet se viktima e vërtetë në këtë histori është vetëm ai.

“Ka qenë i detyruar të bënte ndërhyrje kirurgjikale në njërin gisht, pasi Heard ia ka hedhur me një shishe Vodka”, thotë Adam Waldman, avokati i aktorit Depp.

“Ka prova të pakundërshtueshme me video, foto dhe dëshmitarë okularë”, shtoi ai.

Personeli i Eastern Columbia, një ndërtesë në Los Angeles, ku Depp dhe Heard ndanin një banesë, ‘hedhin poshtë akuzat’ për dhunë të aktorit ndaj ish-bashkëshortes së tij./oranews