Showbiz

Ariana Grande “mbretëresha” e Instagramit

Descriptive Text

Rekord pas rekordi për Ariana Granden, mbretëreshën e pop-it që me albumin e fundit “Thank U, Next”, është duke arritur suksese pa mbarim.

Pasi ka thyer rezultatin e arritur para saj vetëm nga “Beatles”, me tre këngë në tre vendet e para të renditjes së “Bilboard”, ajo është bërë femra më e ndjekur në Instagram, duke lënë pas kolegen e saj Selena Gomez, përcjell TCH.

Kjo e fundit arrinte deri në 146,267,801 ndjekës, por tani Ariana është bërë e para me 146,286,173 fansa.

Në katër muajt e fundit Grande ka fituar mbi 13 milionë ndjekës.