Showbiz

Dua Lipa – prototip i yllit

Këngëtarja kosovare-brita - nike, Dua Lipa, rrjedh prej një familjeje punëtorësh pedagogësh shqiptarë, të cilët e kishin frymëzuar etikën e saj të madhe në punë. Ajo ishte zhvendosur në Londër, në moshën pesëmbëdhjetëvjeçare, në kërkim të karrierës muzikore, dhe e nisi atë duke ngarkuar këngë në “Sound Cloud”. 

Pas përpjekjes së dështuar në modelim dhe një paraqitjeje të kufizuar “X-factor”, ajo do t’i binte në sy menaxherit të Lana Del Reyt, Ben Mawson, dhe do të nënshkruante kontratë me “Warner Music”. Dhe prej aty nisi ngritjen e këndshme në majat e toplistave.

Më 2017, Dua Lipa ishte artistja femër më e dëgjuar në “Spotify” duke lënë prapa vetes emra të mëdhenj, si Ariana Grande, Adele dhe Beyonce. 

Albumi që mban emrin e saj ka arritur në 2.5 miliardë klikime në këtë platformë, me singlin “New Rules”, qe bërë kënga e dytë e një artisteje femër që ia del të dëgjohet më shumë se një miliard herë. 23-vjeçarja ka bashkëpunuar me disa prej emrave më të mëdhenj të produksionit muzikor, dhe ka fituar dy çmime “Brit” më 2018 dhe të mërkurën e kësaj jave edhe një trofe. Sivjet ka fituar dy “Grammy”, duke u matur tensionueshëm me St. Vincent, dhe pastaj duke fituar edhe çmimin për artisten e re më të mirë...

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)