Aktorja Mila Kunis, i ka bërë një befasi të veçantë prindërve të saj, duke rinovuar shtëpinë në të cilën ajo është rritur, transmeton Koha.net.
Prindërit e saj gjithmonë kishin refuzuar të largohen nga ajo shtëpi, edhe pse e vjetër, e kjo bëri që Kunis të ndërmerr hapa.
Mila Kunis së bashku me burrin e saj, aktorin Ashton Kutcher vendosën t’i rregullojnë shtëpinë e cila ishte vjetruar.
Aktorja Kunis ka kaluar vitet e para të saj në po këtë shtëpi.
Ndryshimet në shtëpi ishin rrënjësore, megjithatë ajo ka vendosur t’i mbajë brenda disa kujtime që kanë vite të tëra në atë shtëpi.
Ndërkaq reagimi i prindërve të saj ishte me lot, Kunis ka thënë se kurrë nuk e kishte parë nënën e saj më të lumtur se kaq.
{gallery}
-
25 prill 2017 23:56
-
Shpërndaje në: