Showbiz

Richard Gere bëhet baba për herë të dytë, në moshën 69 vjeçare

Richard Gere është bërë baba për herë të dytë në moshën 69 vjeçare. Alejandra Silva, 36 vjeç, bashkëshortja e tij prej gati 1 viti ka sjellë në jetë para pak ditësh një djalë, sipas disa burimeve të cituara nga revista spanjolle “Hola”.

Për çiftin bëhet fjalë për fëmijën e parë së bashku, por asnjëri nga të dy nuk e ka konfirmuar ende lajmin.

Richard dhe Alejandra njoftuar se ishin në pritje të një bebeje në shtator, kur ajo shpërndau një foto në rrjetet sociale, ku së bashku me bashkëshortin ishin në një takim me Dalai Lamën, për t’i dhënë bekimin krijesës së tyre që pritej të lindte. Gere është një mik i vjetër i liderit shpirtëror tibetian, gjithashtu prej kohësh ka përqafuar fenë budiste duke luftuar prej vitesh për të drejtat e njeriut në Tibet.

Si Silva ashtu edhe Gere kanë edhe fëmijë të tjerë. Për Alejandran ky është fëmija i dytë pasi një tjetër fëmijë ajo e ka me Govind Friedland, me të cilin ishte e martuar nga 2012 në 2015.

Edhe Gere, ka një tjetër fëmijë, Homer, 18 vjeç, nga martesa me Carey Lowell, me të cilën ishte i lidhur nga 2002 deri në 2016. Kohë më parë aktori i famshëm ka qenë i martuar me Cindy Crowford, pikërisht nga vitet 1991 deri në 1995 por bashkë nuk kishin fëmijë.