Showbiz

Payne i dashuruar marrëzisht, Campbell kërkon vetëm vëmendje

Këngëtari i njohur Liam Payne po shijon disa momente të bukura me partneren e re, supermodelen Naomi Campbell.

Çifti me 23 vjet diferencë nisi lidhjen sekrete të dashurisë para dy muajsh. Ylli i bendit “One Direction”, Payne, 25 vjeç, është parë duke qëndruar krah supermodeles Campbell, 48 vjeçe, në Londër dhe New York.

Një burim pranë tij thotë: “Ai nuk mund ti besojë fatit që ka”.

Thuhet se këngëtari është dashuruar kokë e këmbë me supermodelen britanike, ndërsa ajo kërkon vetëm vëmendje.

Supermodelja e ka prezantuar me gjigantët e modës, si Hugo Boss, pasi Payne synon të rrisë karrierën e tij në modelizëm.

Një burim tjetër tha: “Njerëzit po shqetësohen sepse Payne mund të përfundojë me zemër të thyer. Nga pikëpamja e Campbellit, të qenit me Paynen e ndihmon të qëndrojë në titujt e faqeve rozë”./oranews