Showbiz

Duas do t’i pëlqente të bënte këngë për James Bondin

Raportimet se Dua Lipa pritet të bëjë këngën për filmin e ri të James Bondit, e kanë joshur yllin botëror me prejardhje nga Kosova.

Dua është favorite për të realizuar kolonën zanore të filmit të pestë të aktorit dhe të fundit të aktorit Daniel Craig në rolin e agjentit të njohur sekret.

Këngëtarja 22-vjeçare ka insistuar se nuk ka pasur bisedime me producentët e filmit lidhur me përfshirjen e saj, por ka thënë se do të donte të realizonte kolonën zanore.

Duke folur për Capital Breakfast në premierën e filmit të animuar “Alita: Battle Angle”, në të cilin ka kolonën zanore me këngën “Swan Song”, ka thënë se do të ishte e nderuar, transmeton Koha.net.

“Çfarë kënaqësie, do të më pëlqente të bëja [këngën] për Bondin. Edhe pse kjo është hera e parë [që ka bërë kolonë zanore për filmin Alita...] do të ndjehesha mirë të punoja në një film të jashtëzakonshëm, do të ishte nder. Prandaj do të shohim”, ka thënë Dua Lipa.

“Do të më pëlqente ta bëja. Nuk më kanë kërkuar, por do të doja ta realizoja”, ka thënë veç të tjerash ajo.