Showbiz

Elinel nis xhirimet për këngën e re

Descriptive Text

Reperi i njohur kosovar, Elinel, po përmbush premtimin e tij.

Pak kohë pasi kishte lansuar projektin e tij më të ri “Qmos”, Elinel në një intervistë për Koha.net kishte thënë “pritni të papriturën”.

Siç mëson Koha.net, reperi ka nisur incizimet e një klipi të ri që këtë herë do të jetë bashkëpunim.

“Kënga pritet të jetë ndër hitet e verës”, ka thënë ky burim.

Kënga e fundit e Elinelit është bashkëpunimi me Torin në “Eja”.