Showbiz

Rita Ora blen apartament superluksoz 3.6 milionë euro, komshi me Beckhamët

Ylli i muzikës pop, shqiptarja Rita Ora pas dhurimit të shtëpisë 1.45 milionë euroshe prindërve të saj, ka blerë një apartament superluksoz për 3.65 milionë euro në perëndim të Londrës.

Rita ka blerë një ‘penthouse’ superluksoz, derisa ka arritur të bëjë pasuri mbi 11 milionë euro, transmeton Koha.net.

Këngëtarja 28 vjeçare e ka blerë atë në perëndim të Londrës, e që do të ketë komshinj shumë të famshëm, përfshirë David e Victoria Beckhamin.

Detajet për blerjen e apartamentit janë zbuluar nga postimi i llogarisë së Ritas ku shihej se ajo është në kredi 6 milionë euro.

Rita ka nën pronësi edhe një apartament tjetër të cilin e ka blerë para 6 viteve për 1.2 milion euro e i cili tani vlen mbi 1.8 milion euro.

{gallery}

Lexoni edhe: Brenda shtëpisë 1.3 mln funtëshe që Rita Ora ua dhuroi prindërve