Showbiz

Cozman zyrtarizon largimin nga “Baba Stars”

Reperi i njohur kosovar, Cozman, ka konfirmuar ndarjen nga labeli i famshëm “Baba Stars”.

Një ditë pasi doli në “InstaStory” duke përdorur terme fyese, Cozman ka reaguar përmes këtij rrjeti social duke thënë se “reagimi ishte akumulim i një kohe të gjatë”.

“Unë si Cozman kam bë shumëçka që grupi jonë, ikonë e hip-hopit shqiptar me bazë në Prishtinë, me ec sa ma përpara. Kam kontribuar në formën time si Cozman dhe kam qenë aty për shokët e mi gjithmonë si Ylber. Grupi i jonë, i regjistruar nën firmën BABA Stars Sh.p.k. nuk ka qenë grup ku mbi çdo sen ka qenë biznesi. Ne jemi shokë prej ditës së parë edhe kur unë nuk isha në label. Po, kur shoqëria e sinqertë bie nën hijen e apetiteve personale biznesore, atëherë jo vetëm se dëmtohet grupi si label, por edhe shoqëria”, ka shkruar ai.

Në vazhdim të reagimit, Cozman thotë se është krenar për të kaluarën e tij, ndërsa thotë se nuk është më pjesë e labelit për shkak të interesave personale të disa anëtarëve.

Në fund, ai ka publikuar edhe një fotografi ku shihen përqindjet e aksioneve në “Baba Stars”.