Showbiz

“BUBU”, bashkëpunimi i Trimit me Çiljetën

Ndalemi në vazhdim te një këngëtar, i cili pavarësisht që nuk ka kohë të gjatë që është bërë pjesë e skenës muzikore shqiptare, ia ka dalë që të ketë sukses me këngët që ka sjellë.

Trim Jetullahu shumë shpejt do të na vijë me një bashkëpunim me një nga këngëtaret shumë të njohura shqiptare. Se për kë është fjala, ndiqeni materialin e përgatitur nga emisioni Express në KTV.

“Më shumë se të bëhesh pjesë e skenës muzikore, është e vështirë të arrish t’i mbijetosh dhe të qëndrosh gjatë pjesë e saj. Kërkohet mund dhe përkushtim i jashtëzakonshëm, marrë parasysh konkurrencën e madhe”, është shprehur këngëtari.

Me shumë punë është duke ia dalë mbanë rep këngëtari Trim Jetullahu, i cili brenda një kohe të shkurtër arriti të bëhet i njohur për publikun e gjerë. Me projekte të njëpasnjëshme solo, ai tashmë është gati për të sjellë një tjetër projekt, por këtë herë një bashkëpunim.

Me tekst të vet këngëtarit, ky projekt vjen ritmik, derisa publikimi i këngës do të bëhet më 29 të këtij muaji. Por pse pikërisht Çiljeta për bashkëpunimin e tij të parë?

Videoklipi i këngës “Bubu” është xhiruar në disa lokacione në Tiranë.

Sikur në projektet e mëhershme që ka sjellë, edhe në këtë të fundit Trimi vjen ndryshe, duke eksperimentuar në një rrymë të re muzikore.

Por sa është e vështirë t’i mbijetosh konkurrencës në muzikë edhe krahas krejt këtyre risive që ai po sjell.

Videoklipi i këngës do të publikohet të premten e ardhshme.