Showbiz

Dua Lipa përlotet për dy nominimet Grammy

Dua Lipa nuk ka arritur t’i përmbajë lotët pas lajmit që mori se është nominuar për dy çmime Grammy.

Ajo është nominuar për kategorinë e artistet më të mirë të re, dhe vallëzimin më të mirë, transmeton Koha.net.

Lipa ka publikuar një video në Instagram me ç’rast s’mund të përmbajë lotët e gëzimit.

“Dy nominime Grammy. Artistja e re më e mirë dhe vallëzimi më i mirë për këngën ‘Electicity’. Jam shumë e përulur dhe mirënjohëse. Faleminderit”, ka shkruar Lipa.

Kujtojmë se në garë për Artistin e ri të vitit është nominuar edhe Bebe Rexha, që po ashtu ka qarë nga gëzimi kur ka marrë këtë lajm.