Showbiz

Richard Gere: Vërejtjet në ceremonitë për Oscar më kushtuan me role në Hollywood

Vërejtjet e Richard Gere në lidhje me pushtimin e Tibetit nga ana e Kinës në ceremoninë Oscar në vitin 1993 i kanë kushtuar atij një sërë rolesh në hitet e Hollywoodit.

Ylli i American Gigolo ishte planifikuar ta prezantonte çmimin për Best Art Direction, por në vend të kësaj ai e dënoi historinë e Kinës për shkelje të të drejtave të njeriut në Tibet.

Komentet e yllit budist të filmit i shqetësuan drejtuesit kinezë të filmit, të cilët kishin bërë lidhje me Tinseltown, dhe Gere e pranon se është ndier i përjashtuar qysh atëherë, transmeton Koha Ditore.

"Ka definitivisht filma në të cilët nuk mund të jem për shkak se kinezët do të thonë, ‘Jo me të’”, thotë ai për “The Hollywood Reporter”.

Dhe ai e kuptoi se nuk ishin vetëm filmat me buxhet të madh ata me të cilët kishte probleme pikërisht kur u përjashtua nga një film i financuar në mënyrë të pavarur, jo i studiove, me një regjisor kinez.

"Dy javë para se të fillonim të xhironim, ai më thirri duke më thënë: ‘Më vjen keq, nuk mund ta bëj’”, kujton Gere.

"E kishim një telefonatë të fshehtë në një linjë të sigurt. Po të kisha punuar me këtë regjisor, ai dhe familja e tij kurrë nuk do të ishin lejuar të largoheshin nga vendi përsëri, dhe ai kurrë nuk do të kishte punuar më".

Ndërkohë që vëmendja përsëri po kthehet tek Gere falë rolit të tij të ri si një ndërmjetës hebraik në filmin Norman, aktori e pranon se sukseset e kaluara në filmat si Pretty Woman dhe An Officer and a Gentleman e kanë lejuar atë që të marrë role më të vogla.

"Unë nuk jam i interesuar që ta luajë Jedin e rrudhur në hitin tuaj", buzëqesh ai. "Unë kam qenë mjaft i suksesshëm në tri dekadat e fundit sa që të mund t’ia lejoj vetes financiarisht për t’i bërë këta filma më të vegjël tani".

Dhe ai ende ka kujtime shumë të mira nga hiti filmi i vitit 1990 me Julia Roberts: "Regjisori Garry Marshall ishte një svengali", shton ai.

"Ekipi ishte adekuat. Julia ishte magjike. Thjesht ndodhi. Ishte një nga ato gjërat alkimike që nuk mund të përsëriten apo të prodhohen".