Showbiz

Akuzohet se ‘harroi’ Rita Orën për Dua Lipën, reagon Bebe Rexha

Rita Ora dhe Bebe Rexha përveç të qenit dy këngëtare shqiptare me famë botërore prej kohësh shquhen për miqësinë e fortë me njëra-tjetrën.

Madje afërsia e madhe mes tyre bëri shumëkënd të mendonin se ato kishin krijuar një front kundër një tjetër ylli shqiptar, Dua Lipës.

Bebe në vazhdimësi u supozua që mban krahun e Rita Orës, por së fundmi, gjërat kanë ndryshuar dhe ajo po shihet më shumë me Lipën.

Kaq ka mjaftuar që Bebe të akuzohet se e ka harruar Ritën. Këtë ia ka thënë një komentues në foton me Lipën por përgjigja e Bebes ka qenë e shpejtë. Madje dhe shumë e qartë. “JO! Mos ja nisni këtë. Rita është gjithashtu shoqja ime’, është përgjigjur Rexha për t’i shuar gjithë dilemat.

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Snacks.

A post shared by Bebe Rexha (@beberexha) on

Image