Reperi Mac Miller kishte vdekur për shkak të mbidozës me kokainë, ka njoftuar Gjykata në Los Angeles.
26-vjeçari, emri i vërtetë i të cilit ishte Malcolm McCormick, u gjet pa shenja jete më 7 shtator në shtëpinë e tij në Los Angles. Pas autopsisë, u vërtetua shkaktari i vdekjes.
Miller kishte folur haptas për varësinë nga droga në intervista dhe në këngët e tij.
Ai ishte i njohur edhe për lidhjen me këngëtaren me famë botërore Ariana Grande, për dy vjet para se të ndaheshin më herët këtë vit.
-
6 nëntor 2018 09:31
-
Shpërndaje në: