Showbiz

Ariana Grande sjell “Thank u, next”, ua dedikon ish-të dashurve

Kënga më e re e këngëtares së famshme Ariana Grande është lansuar mbrëmë. Këngën e ka publikuar pa videoklip dhe quhet “Thank u, next”.

Këngën ua ka dedikuar ish-të dashurve të saj, Big Sean, Ricky Alvarez, Mac Miller dhe Pete Davidson. 

“Thank u, next”, që në shqip përkthehet “Faleminderit, tjetri”, është edhe titulli kryesor i albumit të saj.

Në fakt, edhe në këngë Grande përmend emrat e të gjithë ish-të dashurve të saj dhe momente të cilat ka kaluar me ta.