Showbiz

Dua Lipa do të performojë në hapjen e Muzeut të Artit në Abu Dhabi

Dua Lipa do të performojë në njëvjetorin e hapjes së Muzeut të Atit në Abu Dhabi.

Ylli i muzikës pop do të këndojë në një koncert që do të organizohet më 11 nëntor.

Festimet për njëvjetorin e këtij muzeu do të zhvillohen nga data 8 deri më 11 nëntor, me koncerte, ekspozita e aktivitete familjare.

Lipa ka ‘pushtuar’ botën e muzikës me zërin e saj të fuqishëm dhe tekstet e mrekullueshme të këngëve./atsh