Showbiz

50 Centi e lë pa publik Ja Rulen, ia blen biletat e koncertit

Reperi amerikan 50 Cent ka nisur “luftën” me shumë yje botërore të muzikës e sportit.

Në rrjetet sociale ai është përplasur me Floyd Mayweather, Khabib Nurmagomedov, dhe Machine Gun Kellyn, e së fundmi edhe me Ja Rule, transmeton Koha.net.

Ai ka blerë 200 bileta të koncertit të Ja Rule, për t’ia lënë pa fansa pjesën e parë të ulëseve. Këtë e ka bërë të ditur ai përmes Instagramit.

“Çfarë shou, mendoj thjesht fantastike. Bëje sërish, fëmija im ka shkuar në banjë”, ka shkruar 50 Cent.

Sipas Live Nation një biletë e koncertit të Ja Rule kushton 70 dollarë, dhe nëse ka blerë 200, reperi 50 Cent ka paguar rreth 14 mijë dollarë për ta bërë këtë rreng.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

What a show, ?I mean just fucking great. Do it again?my kid went to the restroom. LOL #bellator #lecheminduroi

A post shared by 50 Cent (@50cent) on