Showbiz

Sabri Fejzullahu ka një këshillë për Taynan dhe Rinën

Këngëtari i mirënjohur Sabri Fejzullahu në emisionin Express në KTV ka treguar se e dëgjon edhe muzikën rep.

Ai përmendi disa nga reperët më të njohur botëror si 2Pac, Ja Rule, 50 Cent etj, derisa tregoi se dëgjon edhe rep shqip.

Fejzullahu pati një këshillë edhe këngëtaret Tayna e Rina që kanë “thumbuar” njëra tjetrën me këngët e tyre.

“Dëgjoj çdo muzikë që ma do zemra mua, edhe populloren edhe rokun”, thotë Fejzullahu, dhe ku pyetet për muzikën rep shton, “repin e dëgjoj krejt. Me 2Pac, 50 Cent, Ja Rule, Snoop Dogg, të gjithë. I dëgjoj edhe Taynan e Rinën që tani janë rivale. I dëgjoj dhe kam një porosi me dhanë buzëqeshje, mos me u kritiku, por me u dashtë”.