Showbiz

Depp largohet nga “Pirates of the Caribbean”

Aktori Johnny Depp është hequr nga filmi “Pirates of the Caribbean” pasi studioja filmike e “Disneyt” planifikon një ripërpunim të trilogjisë me piratët.

Depp ka qenë aktori kryesor në pesë filmat e piratëve të realizuar gjatë këtyre 15 vjetëve, por duket se kapiteni Jack Sparrow ka bërë udhëtimin e tij të fundit me Perlën e Zezë.

Skenaristi i piratëve, Stuart Beattie ka konfirmuar se Disney ka larguar aktorin e famshëm për të ripërpunuar tërë trilogjinë.

Depp, 55-vjeçar, i përfshirë në probleme personale gjatë këtyre katër vjetëve të fundit, në rolin e kapitenit Sparrow u shfaq në pjesën e pestë “Dead Men Tell No Tales” që ishte pjesa më pak fitimprurëse e të gjithë trilogjisë.

“Mendoj se e luajti mirë. Natyrisht se e përvetësoi personazhin që e bëri edhe atë të famshëm. Fëmijët e duan atë si ai personazh dhe natyrisht se ka qenë mirë për të dhe për ne, jam shumë i lumtur për këtë”, ka thënë Beattie për DailyMail TV.