Showbiz

Dua shfaq zërin unik në bashkëpunimin me legjendarin Bocelli

Legjenda e muzikës klasike, Andrea Bocelli është duke përgatitur albumin e tij të ri me titullin “Si”, që do të ketë edhe bashkëpunimin me këngëtaren me prejardhje nga Kosova, Dua Lipën.

Bocelli ka realizuar bashkëpunim me Duan për këngën “If Only” që tashmë është transmetuar në BBC Radio 2, transmeton Koha.net.

“Jemi të lumtur të njoftojmë për premierën që u transmetua në BBC Radio 2”, ka thënë Bocelli në një postim në Facebook.

“Zëri i kësaj artisteje të re britanike është unik dhe ekspresiv, ashtu siç është brilante edhe inteligjenca e saj në interpretim që ishte i qartë që në momentin e parë të bashkëpunimit”, kishte thënë Bocelli në një intervistë për Billboardin.

“Si” është albumi i parë i Bocellit pas 14 vjetësh.