Showbiz

Charlize Theron zbulon një histori të dhimbshme

Në rubrikën e emisionit “IN Traffic” në IN Radio 105.7, “Positive Vibes” ishte përzgjedhur aktorja e Hollywoodit, Charlize Theron, ku ajo ka zbuluar një histori të dhimbshme.

Nëse nuk e dinit, ajo është një nga aktoret më të mira në Hollywood, por jeta e saj ka qenë një luftë që nga mosha e re.

E lindur në Afrikën e Jugut, babai i saj Charles Theron ishte një alkoolist abuziv, i cili do të terrorizonte vajzën dhe nënën e saj, Gerda Maritz.

Në vitin 1991, kur Charlize ishte vetëm 15- vjeçe, ajo u fsheh me nënën e saj në kuzhinë, pasi i ati i saj i dehur dhe vëllai i tij ishin duke u zënë.

Nëna e Charlize pastaj nxori një armë gjahu dhe për të mbrojtur vajzën e saj e qëlloi të shoqin dhe plagosi rëndë vëllain e tij, por ai mbijetoi.

Policia e Afrikës së Jugut vendosi se vrasja ishte në vetëmbrojtje dhe nuk u ndërmor asnjë veprim i mëtejshëm.

Në vitin 2015, aktorja Theron luajti në “Dark Places”, një film rreth një gruaje të re që dëshmon vrasjet brutale të familjes së saj si fëmijë.

Ajo solli përvojën e saj të jetës për rolin. Sot, sipas intv renditet ndër aktoret e Hollywoodit më të suksesshme.