Showbiz

Mariah Carey rikthehet me album të ri

Descriptive Text

Kthimi i Mariah Careyt u njoftua zyrtarisht. Më 16 nëntor do të mbërrijë albumi i saj i ri me titull “Caution”, katër vjet pas “Me. I am Mariah… The Elusive Chanteuse”. Po ashtu, ajo paralajmëron një turne botëror për vitin e ardhshëm i cili do të quhet “Caution World Tour”.

Albumi do të përfshijë dy këngë single, “GTFO” dhe “With You”, të cilat e çuan emrin e yllit të pop-it në renditjen e hiteve ndërkombëtare.

Duke pritur për të dëgjuar “Caution”, Mariah ka nxjerrë një tjetër këngë, “The Distance” një bashkëpunim me Ty Dolla $ign, shkruan atsh. Ndërkohë, ndërsa “With You” ka tejkaluar tashmë 2 milion e 800 mijë dëgjime në Spotify dhe 2 milionë e 700 mijë shikime të përgjithshme në YouTube, “GTFO” vazhdon të jetë një sukses i madh me më shumë se 5 milionë dëgjime në Spotify dhe shikime në YouTube.

Deri më tani, ylli i popit ka shitur 200 milionë albume dhe 18 nga këngët e saj janë hitet që kanë arritur vendin e parë në Billboard Hot 100 gjatë viteve.

Gjatë gjithë karrierës së saj Mimi ka fituar 5 Grammy Awards, 19 World Music Awards, 10 American Music Awards dhe 14 Billboard Music Awards.