Showbiz

“N’Gasz” me Getinjon

Descriptive Text

Reperi kosovar Getinjo është personazh i radhës në emisionin e Kohavisionit në të cilin ai intervistohet gjatë një udhëtimi me veturë.

Në emisionin “N’Gasz” që transmetohet të hënën në orën 21:00, Getinjo flet për gjëra interesante nga jeta e karriera e tij.

Ai flet për fëmijërinë, sakrificat që ka bërë kur ka nisur të merret me muzikë, raportet e tija femrat e shumëçka tjetër.

Situata komike dhe interesante shpalosen gjatë emisionit me format jo të zakonshëm, të cilin autorja e realizon teksa nget veturën.

Adhuruesit e Getinjos do të mësojnë shumëçka për këngëtarin e tyre të preferuar nëpërmjet “N’Gasz”.