Kida prezanton Junën në televizion

20 shkurt 2017 21:13

Ka gati 3 vjet që Kida mban qen në shtëpinë e saj.

Thotë se ka qenë goxha e vështirë që ta bindë familjen, por megjithatë ka arritur që ta realizojë dëshirën e saj. Juna është qeni që ajo bleu në Shqipëri, gjatë kohës sa ishte duke mbajtur koncerte atje, bashkë me anëtarin tjetër të “On records” Mozzik.

Junën deri më tani e kemi parë shpesh në fotografit që Kida publikon, por jo edhe në televizion.

Në një intervistë për emisionin “N'gas'z”, Kida ka marrë me vete edhe Junën, për të cilën flet me shumë dashuri.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme