Showbiz

J.Lo dhe Rodriguez po planifikojnë martesë!

Sipas një raporti nga In Touch, Alex Rodriguez dhe ylli i muzikës pop Jennifer Lopez janë bërë një çift shumë i famshëm dhe i përfolur, për të cilët tash po flitet se janë duke planifikuar martesën e tyre.

Lidhja e tyre nuk është edhe aq e gjatë, megjithatë kjo nuk i ka ndaluar ata të diskutojnë dhe të planifikojnë për martesë, shkruan Nj.com, përcjell Koha.net.

“47 vjeçarja J.Lo dhe i dashuri i saj 41 vjeçar janë duke planifikuar një martesë”, ka thënë një burim i afërt i tyre.

Të dy janë prindër të disa fëmijëve nga marrëdhëniet e mëparshme, gjithashtu janë shumë të pasur për të cilët thuhet se kanë miliona dollarë në llogaritë bankare të tyre.