Showbiz

Angelina Jolie blen super shtëpi 25 milionë dollarëshe

Angelina Jolie është duke u vendosur përfundimisht në Los Angelos, pasi ajo është gati për të blerë një pronë e cila i takonte ish - regjisorit të famshëm Cecil B. DeMille, transmeton koha.net.

Shtëpia me 6 dhoma gjumi, 10 banja ka dalë në treg për vetëm 25 milionë dollarë, ndërsa sipas TMZ, Angelina ka ofruar një shumë të përafërt me shumën e kërkuar.

Kjo shtëpi, e cila konsiderohet si njëra nga më të mirat në LA, është ndërtuar në vitin 1913, ndërsa ish regjisori i famshëm ka jetuar aty deri në vdekje, më 1959, transmeton koha.net.

Komshinjtë e saj do të jenë Ellen Pompeo, Casey Affleck, Natalie Portman, Lauren Graham, Will.I.Am e David Fincher.

{gallery}