Jolie: Bradi gjithmonë do të jetë pjesë e familjes sonë

Jolie: Bradi gjithmonë do të jetë pjesë e familjes sonë

20 shkurt 2017 13:01

Aktorja e famshme Angleina Jolie për herë të para kamerës ka folur për divorcin me ish–bashkëshortin Brad Pitt.

Ylli i Hollywoodit aktualisht është në Kamboxhia me fëmijë në promovim të filmit të ri. Një gazetare e “BBC News” ka qenë me Angelinën në promovim dhe pos pyetjeve për karrierën, u interesua për jetën e saj private, transmeton Koha.net.

“E di se kjo është temë shumë e ndjeshme. E dimë se incidenti solli divorcin dhe e dimë po ashtu se nuk keni thënë asgjë për këtë temë. A do të dëshironit të thoni diçka lidhur me të?”, e pyeti gazetarja e Jolien.

Aktorja dukej shumë e shqetësuar për shkak të pyetjes dhe ndaj ishte e shkurtër në përgjigje.

“Do të doja të thosha se nuk do të flisja shumë për këtë. Dua të them se ka qenë një periudhë shumë e vështirë dhe ne jemi familje dhe gjithmonë do të mbetemi familje. Do ta kalojmë këtë dhe shpresoj se do të jemi më të fortë pas kësaj”, ka thënë Jolie.

Angelina në shtatorin e vitit të shkuar kishte dorëzuar kërkesën për divorc nga partneri i vet shumëvjeçar Brad Pitt. Mediat spekuluan se arsyeja kryesore për divorc ka qenë sjellja e Bradit gjatë martesës.

Muajve të kaluar ka pasur shumë spekulime për gjoja shumë ngjarje të tjera, porse çifti nga Hollywoody, tash ish – çifti, nuk ka dashur t’i komentojë këto rrëfime.

Aktorja theksoi se për të të rëndësishëm janë vetëm fëmijët.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme