Kurt Cobain sot do të bëhej 50 vjeç

Kurt Cobain sot do të bëhej 50 vjeç

20 shkurt 2017 10:44

Më 20 shkurt 1967 lindi në Aberdeen, Washington, Kurt Cobain, miti dhe zëri i Brezit X të viteve ’90. Ai revolucionarizoi botën e rokut para se të vetëvritej në moshën 27-vjeçare më 1994.

Për nder të liderit të Nirvana me rastin e 50-vjetorit të tij, një model i Hangstrom Blue Sparkle Deluxe, kitarë e përdorur nga vetë Cobain, është vendosur në ankand për të mbledhur fonde për të pastrehët, transmeton tch.

Ja disa nga citatet e tij historike:

Ndershmëria - “Preferoj të urrehem për atë që jam, se sa të më duan për atë që nuk jam”

Këndvështrimet - “Më mirë të digjesh mes flakëve, se të shuhesh ngadalë”

Zoti - “Zoti është gej, dhe unë jam. Zoti është dashuri, dashuria është e verbër dhe unë i verbër jam”

Leksione jete - “Kam marrë një mësim. Nuk kam asnjë të drejtë të shprehë mendimin tim derisa nuk i di të gjitha përgjigjet”

Miqësia - “Një mik i vërtetë është ai që di gjithçka për ty dhe vazhdon ta kesh mik”

Personaliteti - “Përdor fragmente të karaktereve të të tjerëve për të ndërtuar timin”

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme