Pse po mungon Baby G?

08 prill 2017 12:38

Vitin e kaluar, ajo ishte tejet aktive me lansimin e projekteve muzikore, mirëpo janë bërë më shumë se gjashtë muaj që nga koha kur nuk publikoi ndonjë këngë. Cila është arsyeja e mungesës së saj në muzikë dhe në çfarë projekte po punon ajo aktualisht, e ndjekim në vazhdim rrëfimin e Baby G-së, raporton Express Music KTV.


Ka më shumë se gjashtë muaj që nuk ka lansuar ende ndonjë projekt muzikor. Njëra nga anëtaret tashmë kyçe të labelit “ON Records”, Baby G, ka treguar për emisionin “Express”, arsyen e mungesës së saj.

“Në 2017 kam punuar më shume se në vitin 2016, ngase jam e përfshirë në disa projekte të mëdha, të cilat marrin kohë. Por, mund të them se do ta lansoj projektin e ri në një kohë shumë të shkurtë. Ky projekt nuk është bashkëpunim vetëm me “ON RECORDS”, por edhe me “Sony Music”, prandaj ka marrë më shumë kohë, por këtë muaj ky projekt do të dalë”.

Baby G është këngëtarja e dytë vendase, e cila ka nënshkruar kontratë me njërën prej kompanive më të njohura muzikore ndërkombëtare “Sony Music”, me të cilën pritet të realizojë projekte të shumta për tregun ndërkombëtar.

“Deri tani po shkon gjithçka mirë, në bazë të asaj që kemi diskutuar, por për mua është mirë ngase ne të gjithë jemi të angazhuar, por duhet të presim edhe pak derisa ky projekt të lansohet”, ka thënë Baby G.

Pas këngës së re, e cila pritet të publikohet brenda muajit prill, “bomba” e “On Records” theksoi se do të realizojë një këngë në gjuhën angleze, ndërkohë një këngë tjetër në bashkëpunim me njërin nga anëtarët e shtëpisë diskografike, ku bënë pjesë ajo.

“Kam punuar shumë. Viti i kaluar ishte vetëm testues për mua për ta njohur më shumë veten, kurse këtë vit do të punoj më shumë. Do të filloj me lansimin e këngëve në gjuhën angleze dhe jo vetëm shqipe. Në 2017, planifikoj me Feron ta realizoj një këngë dhe kemi bërë disa teste në studio, të cilat kanë rezultuar shumë mirë, por tani nuk di nëse do të bashkëpunoj edhe me dikë tjetër”.

Baby G u shpreh e kënaqur me realizimin e katër projekteve muzikore vitin e kaluar, ndërkohë tregoi nëse është e gatshme për angazhimet e shumta të projekteve muzikore dhe koncerte të shumta.

Jeta sentimentale e biondes me prejardhje nga Kukësi vazhdon të përflitet në mediat vendase, por se a është në lidhje apo jo, tregon vetë ajo.


“Baby G është single. Jam e re dhe dua të vazhdoj kështu, e di që mediat flasin, por kjo është normale. Po ua them se jam single dhe jam e përkushtuar në punë”.

“Eja” është kjo kënga bashkëpunuese e këngëtares Baby G, të cilën e realizoi në verën e kaluar në bashkëpunim me vokalistin e “NRG Band”, Besnik Qaka.

Mesazhi i Baby G

“Faleminderit për të gjithë mbështetjen, por edhe për armiqtë, pasi që nëse ata nuk do të ekzistonin, edhe unë nuk do të isha kaq e suksesshme”.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme