Babai i binjakeve që i adoptoi Madonna, s’e kishte ditur se nuk do t’i shihte më vajzat e tij

Babai i binjakeve që i adoptoi Madonna, s’e kishte ditur se nuk do t’i shihte më vajzat e tij

19 shkurt 2017 14:24

Babai i binjakeve afrikane që do t’i adoptojë Madonna thotë se atij i ishte thënë se zhvendosja e vajzave të tija në SHBA nuk do të ishte e përhershme.

Në një intervistë ekskluzive për “The Mail on Sunday”, Adam Mwale nuk ka mundur të besojë kur i është thënë se vajzat e tij 4 vjeçe, Esther dhe Stella, i janë marrë nga Malavi përgjithmonë.

“Kjo s’mund të jetë e vërtetë”, ka insistuar ai. Mwale thotë të ketë besuar se këngëtarja vetëm do t’i birësonte ato.

Ai ka thënë po ashtu se pajtimi i paraqitur nga gjykata se ai ka “hequr dorë” vajzat e tij pas vdekjes së nënës së tyre në lindje është i “rremë”.

“Që nga fillimi më është thënë se Esther dhe Stella do të shkonin në shtëpinë e një gruaje të pasur jashtë vendit, se ajo do t’u jepte atyre edukim të mirë, e më pas do t’i kthente tek unë, që të jetojnë me mua dhe të ndihmojnë tërë familjen time”, ka thënë Mwale, transmeton Koha.net.

Image

“Tani ju po më thoni se adoptimi është i përhershëm. Kjo s’mund të jetë e vërtetë – nuk dua të jetë e vërtetë. Jam babai i tyre dhe gjithmonë do të jem”, ka shtuar ai.

Ai insiston t’i jetë thënë vazhdimisht se vajzat e saj vetëm do të shkojnë në një shtet tjetër për t’u shkolluar dhe më pas do t’i ktheheshin mbrapsht.

Kujtojmë se çifti, para se të sillnin në jetë binjaket, kanë edhe pesë fëmijë tjerë, të moshave nga 8 në 20 vjeç.

Mwale është rimartuar dy vjet pas vdekjes së Patricias, por thotë të mos i ketë braktisur asnjë vajzat e tij që rrinin në një jetimore.

Madonnas, 58-vjeçe, iu dha leja që t’i merrte në New York Estherin dhe Stellan menjëherë pas pajtimit të gjykatës për adoptimin e tyre më 8 shkurt. Adoptimi pritet të bëhet i përhershëm në 12 muaj.

Këngëtarja edhe më parë ka adoptuar dy fëmijë nga Malavi – David Banda, 11 vjeç dhe Mercy James, dhjetë. Ajo ka edhe dy fëmijë tjerë natyralë – Lourdes, 20 vjeçe dhe 16-vjeçin Rocco.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme