Recetat e Lindës

“Te Linda” fillon 2020-n me receta detoksifikuese

Emisioni “Te Linda” në KTV, vitin 2020 e fillon me receta detoksifikuese.

Pas festave të fund vitit është radha e recetave që ndihmojnë organizmin të largoje toksinat nga ushqimet e shumta, me yndyra dhe sheqerna.

Lëngje të ndryshme detoksifikuese, mufinë me përbërës të shëndetshëm, supë detoksifikuese, si dhe ëmbëlsira me përbërës natyral do të jenë recetat për gjatë gjithë javës.

“Te Linda” në KTV transmetohet nga e hëna deri në të premte në ora 8:00, si dhe repriza në orën 17:45.