Recetat e Lindës

“Te Linda” me menynë e recetave të reja

Emisioni më i popullarizuar i kuzhinës në ekranet kosovare “Te Linda” rikthehet me recetat e reja nga kjo javë.

Pas ciklit të menysë me gatimet kryesisht dedikuar festave, cikli i emisioneve, i cili rikthen Lindën në ekran pas festave do të sjellë receta me shije të reja, të cilat i dedikohen dhe shijojnë më shumë në stinën e dimrit. Recetat e Lindës mund t’i gjeni edhe në gazetën “Koha Ditore””.

Emisioni i gatimeve të veçanta transmetohet në Kohavision nga e hëna në të premte nga ora 17:45.